Shqipëria është e palëkundur sa i përket çështjes Beleri. Politika refuzon të komentojë vendimet e gjykatave, duke thënë se mbështesin punën e Reformës në Drejtësi.
Ministri i Jashtëm, Igli Hasani, në përfundim të mbledhjes së qeverisë, tha se Shqipëria do të vijojë që të bëjë detyrat e saj drejt integrimit në Bashkimin Europian, duke mos komentuar dënimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.
“Shqipëria do të respektojë maksimalisht vendimet e gjykatave, do mbështes punën për reformën në Drejtësi dhe do të vazhdojë të kryejë detyrat që kemi për rrugën drejt BE, çdo gjë tjetër është koment i panevojshëm”, tha Hasani.
Një ditë më parë, Gjykata e Posaçme dënoi me dy vite burg Alfred Belerin për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” kryer në bashkëpunim. (A2 Televizion)