Ilir Meta e konsideroi çështjen Beleri si një tregues të mungesës së demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri. Kreu i Partisë së Lirisë pohoi se kjo çështje dëshmon kapjen e shtetit nga kryeministri, në të gjitha nivelet. Sipas Metës, nuk është Beleri që po pengon integrimin e Shqipërisë, por vetë Qeveria.
“Çështja Beleri në radhë të parë nuk është një problem midis Shqipërisë dhe Greqisë. Çështja Beleri është një problem thelbësor dhe skandaloz i vet mungesës së demokracisë në Shqipëri, i mungesës së shtetit të së drejtës. Çështja Beleri është treguesi më flagrant i kapjes së shtetit, i përdorimit kriminal të shtetit nga kryeministri dhe nga qeveria, që nga policia, që nga prokuroria, gjykatat dhe çdo element tjetër, që nga përdorimi i dëshmitarëve të rremë, që nuk paraqiten në procese, zvarritja e procesit etj.
Bllokimi i betimit të tij është tërësisht antikushtetues është tërësisht antikushtetues, sepse asgjë nuk e pengon dhe nuk e ka penguar Fredi Belerin për të bërë betimin e tij si Kryetar i bashkisë së Himarës, i zgjedhur edhe pse në kushtet e një rrëmbimi mafioz nga policia e edi Ramës.
Ky është një problem i madh i demokracisë në Shqipëri dhe vet zgjedhjet janë një problem i madh i demokracisë në Shqipëri, por në rastin konkret edhe për shkak të rrethanave të veçanta, kjo çështje ka marrë një jehonë shumë më të madhe. Pra, është së pari një problem i Demokracisë në Shqipëri, që tregon kapjen e shtetit, që tregon ndërhyrjen kriminale të shtetit në të gjithë elementët e tij, në zgjedhje, para gjatë dhe pas zgjedhjeve.
Tregon kapjen prej fyti të drejtësisë nga ana e kryeministrit. Dhe natyrisht që kjo ka të bëjë me standardet europiane. Çështjet e zgjedhjeve janë një problem që përmenden në të gjitha rezolutat e Parlamentit Europian, edhe në rezolutën më të fundit
Nuk është çështja Beleri ajo që ka vonuar dhe ka bllokuar integrimin europian të Shqipërisë. U bë kaq kohë që integrimi europian mbahet peng në mënyrë të qëllimshme nga kjo mazhorancë dhe ky kryeministër”. (A2 Televizion)