As seanca e parë e muajit mars nuk mund të shpëtonte nga koasi. Opozita vijoi aksionin e mosbindjes brenda sallës së Kuvendit, pa toleruar asgjë nga kërkesat e saj.
Bllokimi i veprimtarisë parlamentare, për opozitën është përgjigja me të njëjtën monedhë i bllokimit që maxhoranca i ka bërë kërkesave të saj për komisione hetimore.
Socialistët nga ana e tyre duruan për disa çaste, por kupa u mbush kur Flamur Noka i ndezi zhurmuesin Vullnet Sinës, i cili po tentonte të mbante fjalën e tij.
Kjo javë do të ketë edhe një seancë të dytë parlamentare ku të enjten, do të shihet nëse palët do të ndryshojnë qëndrim apo do të vijojnë në llogoret e tyre politike. (A2 Televizion)