Finalizohet bashkimi Berisha-Bardhi, Këshilli Kombëtar i Rithemelimit miraton ndryshimet në statut

Nga Anesti Barjamemaj
5 Mars 2024, 18:38 | Politikë

Këshilli Kombëtar i Rithemelimit miratoi pas debatesh pasditen e sotme ndryshimet në statut, të cilat u miratuan më herët nga kryesia e PD-së së Rithemelimit. Sipas Edi Palokës, Këshilli ka të drejtën për të marrë vendime për ndryshime statutore, pasi është domosdoshmëri për bashkimin e PD.

Këshilli ka të drejtën për të marrë vendime për ndryshime statutore. Është domosdoshmëri për bashkimin e PD. Efekti i bashkimit është ndikues i madh jo vetëm tek anëtarësia por edhe te qytetarët. Sot propozojmë ndryshim statutor që u diskutuan dhe në kryesi. U arrit mirëkuptim për formulimin. Është konsultuar edhe me Kryetarin Berisha. Në kryesi diskutuam gjatë dhe patëm mendime të ndryshme por në fund arritëm në dakordësi. Çështja e dytë është hapja e procesit për zgjedhjet në degë”.

Edhe Flamur Noka tha se vendimi i Këshillit Kombëtar është historik në dobi të bashkimit të PD.

Kryesia e PD me propozim te Kryetarit sjell ne kuadrin e bashkimit të shumëpritur , qe ka qene kryefjale e Kuvendit te jashtëzakonshëm të 11 dhjetorit. Pas negociatash grupi parlamentar u bashkua, Kryetari Partisë dhe Kryesia propozon ndryshime statutore për bashkimin. Për çështje të jashtëzakonshme ramë dakord në mbledhjet e mëparshme, vendosem t’ja kalojmë këshillit kombëtar ndryshimet statutore. Neni 46. pika 3 hiqet fjalia e parë; 2 nënkryetar dhe në nenin 51 hiqet neni ku përcaktohen 2 nënkryetarë PD. Neni 51... ndryshon. Kreu i grupit parlamentar si edhe nënkryetari i kuvendit ose Kuvendit automatikisht për shkak të funksionit janë nënkryetarë të PD. Sot me miratimin e tyre bëjmë aktin final të bashkimit tërësor. Vendimi i KK është historik në dobi të bashkimt të PD”.

Por Endira Bushati kërkoi interpretim nga gjykata mbi këto ndryshime.

E mësova nga mediat rendin e ditës. Ju z. Paloka nuk më kthyet përgjigje për rendin e ditës. Ne nuk jemi dele që ta marrim vesh rendin nga media. Ju thatë me propozim të kryesisë bëjeni transparente vendimmarrjen, opinionet pro ose kundër. Neni 54 statut theksohet: Gjykata e partisë bën interpretimin e statutit. Kërkoj interpretim nga gjykata”.

Adriana Kalaja tha se me vendim të Kryesisë bëhen ndryshime statutore. Ndërsa Noka theksoi se kryesia e PD-së shqyrtoi para një jave vakumin institucional në 19 degë që kandiduan për zgjedhjet vendore.

Kryesia e PD e mbledhur para 1 jave shqyrtoi vakumin institucional ne 19 degë që kandiduan për zgjedhjet vendore. Kemi 19 kryetarë të komanduar të cilëve ju ka përfunduar afati i komandimit. Ky proces vjen pas bashkimit tonë që ka dhënë  impakt pozitiv tek anëtarësia”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu