"Rithemelimi" kalon për miratim ndryshimet në statut, Bardhi dhe mbështetësit e tij pritet të bëhen pjesë e strukturave

Nga Anesti Barjamemaj
5 Mars 2024, 17:41 | Politikë

Pas tre orësh debate, Kryesia e Partisë Demokratike e Rithemelimit ka vendosur të kalojë për miratim në Këshillin Kombëtar ndryshimet në statut që i hapin rrugën Gazment Bardhit dhe mbështetësve të tij për t’u bërë pjesë e strukturave.

Duke qenë se propozimet për ndryshime në statut janë bërë nga Sali Berisha, Kryesia vendosi që t’ia kalojë drejtpërdrejt Këshillit Kombëtar për të vendosur ndryshimet.

Kryesia ka vendosur që këto ndryshime statutore të jenë tranzitore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos