Vullneti politik nuk mungon, por ndryshimet në kodin zgjedhor nuk po ndodhin. Duke ripërsëritur se rishikimi i Reformës Zgjedhore duhet të ngrihet mbi rekomandimet e dhëna më herët, OSBE kërkon që puna të përmbyllet para zgjedhjeve të vitit të ardhshëm.
Bashkë me reformën duhet të rishikohet edhe baza ligjore në drejtim të parandalimit të shit-blerjes, fshehtësisë së votës dhe frenimin e keqpërdorimit të administratës publike argumenton shefi i ODIHR, Matteo Mecacci.
Më herët, në praninë e përfaqësuesve të OSBE-së, u takuan bashkëkryetarët e Komisionit të Reformës Zgjedhore Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj. (A2 Televizion)