Sekretariati i etikës përjashton 3 deputetë të PD, e pësojnë Noka, Korreshi dhe Nallbani

Nga A2 CNN
6 Mars 2024, 13:37 | Politikë

Sekretariati i etikës përjashton 3 deputetë të PD, e

Flamur Noka, Bledjon Nallkani dhe Saimir Korreshi janë përjashtuar për disa ditë nga seancat parlamentare. Vendimi është marrë ditën e sotme në mbledhjen e Sekretariatit të Etikës. Më konkretisht, Noka është përjashtuar me 30 ditë, Nallbani me 20 ditë dhe Korreshi me 5 ditë. 

Përjashtimi me 1 muaj i Nokës edhe për shkak të veprimit të tij në seancën e fundit, ku i ndezi zhurmuesin Vullnet Sinës, i cili po tentonte të mbante fjalën e tij. Vendimi erdhi pas kërkesës së deputetëve të Partisë Socialiste, të cilët kërkuan që të merret masë disiplinore ndaj deputetëve të Rithemelimit.

Seanca e fundit zgjati vetëm 7 minuta, ku opozita vijoi aksionin e saj opozitar, me pankarta dhe zhurmuese duke pamundësuar zhvillimin normal të Kuvendit që prej 5 tetorit 2023. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos