PS miraton ligjet, opozita kundërshton votimin për mungesë kuorumi

Nga A2 CNN
7 Mars 2024, 10:59 | Politikë

Partia Socialiste ka miratuar sot ligjet që ishin në rend dite, por opozita kundërshton votimin për mungesë kuromi, pasi në sallë ishin 68 deputetë. Seanca prodhoi konflikt për shkak të votimit.

Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj, deklaroi se ishin 68 deputetë të pranishëm që kishin ngritur kartonin jeshil dhe kishin marrë pjesë në votim. Por ky numër sipas opozitës nuk është i mjaftueshëm për të vijuar me miratimin me pikat e tjera të rendit të ditës. Deputetët e opozitës që ishin në sallë nuk votuan prezencën dhe në sallë ishin 68 deputetë socialistë që votuan. Projektligjet kërkonin shumicë të thjeshtë votash dhe referuar rregullores së kuvendit, nenit 55 të saj pika 2; kuorumi për çeljen e votimit parlamentar është të paktën 71 deputetë.

Përveçse në çelje të kuorumit në nisje të votimit, Felaj nuk tregoi më pas sesa deputetë kishin marrë pjesë në miratimin e pikave të tjera të rendit të ditës, duke ngritur paqartësi për procedurën e ndjekur të kuvendit. Mënyra sesi u votua u ngrit tymnajë proceduriale për shkak të votave që ishin në sallë

Ndër ligjet e miratuar sot ishin ai për burimet ujore, ligji për ndryshime në arsimin dhe ligji për turizmin.

A2 CNN Livestream

Dita jonë