Raporti suedez V-Dem: Kosova demokraci elektorale, Serbia autokraci, Shqipëria mes të dyjave

Nga Tomorr Avdia
7 Mars 2024, 17:20 | Politikë

Raporti suedez V-Dem: Kosova demokraci elektorale, Serbia autokraci,

Raporti i Demokracisë i vitit 2024 i publikuar të enjten nga Instituti Suedez V-Dem, e ka renditur Kosovën në kategorinë e “demokracive elektorale.

Në këtë kategori janë renditur edhe Mali i Zi e Maqedonia e Veriut, që në raportin e kaluar ishin një rang më ulët.

Serbia vlerësohet si “autokraci elektorale”, një vlerësim ky për Beogradin që mbetet i pandryshuar që nga viti 2014. Ndërkohë Shqipëria dhe Bosnjë-Hercegovina mbesin në “zonën e hirtë”, mes demokracive dhe autokracive.

V-Dem dallon katër lloj regjimesh: demokraci liberale, demokraci elektorale, autokraci zgjedhore dhe autokraci të mbyllura.

Sipas vlerësimit tonë më të mirë...bota ishte pothuajse e ndarë në mënyrë të barabartë midis 91 demokracive (liberale dhe elektorale) dhe 88 autokracive (zgjedhore dhe të mbyllura) deri në fund të vitit 2023”, thuhet në raport.

Bazuar në  Indeksin e Demokracisë Liberale (mes 0 dhe 1) Kosova ka arritur 0.49 pikë (vendin e 62-të nga 179 shtet) dhe mbetet shteti më së lart i ranguar nga Ballkani Perëndimor.

Mali i Zi pason me 0.47 pikë, ndërsa në rend global Danimarka është më së miri e renditur në këtë aspekt me 0.88.

Republika Dominikane dhe Kosova kanë filluar procesin e tyre të demokratizimit si demokraci elektorale dhe tash po përmirësojnë më tepër, apo thellojnë, kualitetin e institucioneve të tyre demokratike...Në Kosovë, procesi ka nisur me zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 pas mocionit të mosbesimit të parlamentit të kaluar”, nënvizohet në raport.

Në Indeksin e Demokracisë Elektorale Kosova ka 0.67 pikë dhe zë vendin e 57-të, në Indeksin e Komponentit Liberal i ka 0.70 pikë e zë vendin e 82-të, ndërsa në Indeksin e Komponentit Zgjedhor i ka 0.69 pikë dhe zë vendin e 69-të.

Në Indeksin e pjesëmarrjes, Prishtina është më keq, duke marrë 0.52 pikë që e rendisin në vendin e 97-të.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli