Në mbledhjen e sotme të zhvilluar në Shkodër ishin të pranishëm dhe 6 kryebashkiakë të opozitës. Teksa është interpretuar nga disa si një bashkëpunim i kryeministrit Edi Rama dhe Sali Berishës, që ai e quan si “Non Grata”, kreu i qeverisë ka dhënë një përgjigje shumë të qartë.
Ai ka treguar se përse ka zgjedhur që në këtë mbledhje, ftesa t’u shkonte dhe demokratëve.
“Kam parë me kënaqësi që kryetarët e bashkive kanë bërë punën e kryetarit të bashkisë dhe më vjen shumë mirë që janë kryetar bashkie dhe jo altorpalantë të të tjerëve”, përfundoi Rama. (A2 Televizion)