Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku kanë qenë shumë të qartë në mesazhin e tyre drejtuar kryebashkiakëve, atyre socialist dhe demokratë.
Kush nuk do të ketë performancë të mirë në drejtimin e bashkive nuk do të përfitojnë nga grantet e qeverisë. Kjo porosi iu dha në mbledhjen e zhvilluar në qytetin e Shkodrës.
Ndërkohë, pas bilancit të bërë, ka rezultuar se të ardhurat për frymë më të larta i ka Himara më pas vjen Tirana dhe Saranda. Ndërsa të ardhurat më të ulëta për frymë i kanë Kurbin dhe Hasi. Këto janë rezultatet që u paraqitën ditën e sotme në mbledhjen e zhvilluar në Shkodër, ku ishin të mbledhur të gjithë kryebashkiakët, përfshirë edhe ato të djathtë.
Burime nga mbledhja bëjnë me dije se demokrati Hilë Curri në prani të kryeministrit Edi Rama dhe ministrave të qeverisë ka kërkuar bashkëpunimin e pushtetit qendror për fonde dhe investime. Sipas tij Fushë-Arrëzi ka potencial. Me shaka mësohet të ketë thënë “Po teproi ndonjë buxhet nga bashki të tjera ta ndajmë” (A2 Televizion)