Teksa Sali Berisha po fliste përpara gazetarëve në lidhje me zhvillimin e mbledhjeve online të komisioneve parlamentare, pas përjashtimit të deputetëve të opozitës, një qytetare e ka ndërprerë atë duke deklaruar se diktatura filloi në vitin 2008 me marrëveshjen e Ramës dhe Berishës, duke u marrë të drejtën shqiptarëve për të zgjedhur. Ish-kryeministri iu ofrua ta priste në zyrë për të shqyrtuar hallin e saj, por kur qytetarja foli për ndryshimet ligjore të vitit 2008, Berisha e këshilloi të futej në ndonjë parti për ta zgjidhur këtë çështje.
Pjesë nga diskutimi Berisha-qytetare
Qytetarja: Juve thatë që diktarura ka filluar në 2008 apo tani siç thoni ju?
Berisha: Po nuk je gazetare zonjë të pres në zyrë.
Qytetarja: Zoti Berisha unë nuk di kush na përfaqëson neve që të flasim, kemi halle? Në TV jeni vetëm ju dhe Rama.
Berisha: Po hajdeni edhe ju dilni në televizor, nuk kam kundërshtim.
Qytetarja: Këtu ka shkelje ligjore që nga presidenti, kryeministri. Unë nuk di kë të takoj.
Berisha: Po çfarë të them unë ty? Shkruaj një letër.
Qytetarja: I shkruaj presidentit nuk kthen përgjigje.
Berisha: Unë nuk jam presidenti, por jam i gatshëm të shqyrtoj problemin tënd brenda mundësive që kam.
Qytetarja: Ju keni qenë deputet. Ju keni firmosur marrëveshjen me Ramën në 2008 që i keni marrë të drejtën gjithë shqiptarëve. Vetëm ju zgjidhni.
Berisha: Unë thashë se kishin ndonjë hall personal familjar, shko futu në ndonjë parti dhe zgjidhi. Mendova se kishit ndonjë hall personal. (A2 Televizion)