Sondazh: Preferoni që emri i fëmijës tuaj të jetë:
  • Tradicional 37%
  • Modern 5%
  • I trashëguar 16%
  • Unik 42%

Rama: Do t’i vijë koha reformës territoriale! Rritje pagash në Bashki! Beleri? Presim Apelin

Nga Fjorela Beleshi
9 Mars 2024, 17:56 | Politikë

Rama: Do t’i vijë koha reformës territoriale! Rritje pagash

Ndërsa në Tiranë po zhvillohen negociata politike, Shkodra ka arritur të bashkojë të majtët dhe të djathtët. 6 kryebashkiakët demokratë dhe socialistët janë njohur me raportin financiar të qyteteve që drejtojnë ndërsa kanë mbajtur shënime detyrat, ultimatumet dhe premtimet e dhëna nga qeveria e Edi Ramës.

“Kemi domosdoshmërinë e rivlerësimit të nivelit të pagave të bashkive sepse sot bashkitë e Shqipërisë janë të ndara në 5 nivele duke u bazuar tek numri i banorëve. Do të kalojmë në 2 nivele dhe do bëjmë një rritje të pagave për t’i përafruar mundësitë e shpërblimit të punonjësve në bashkitë e nivelit të dytë me ato të nivelit të pare”, tha Rama. 

“Elementi i parë është popullsia dhe i dyti mundësia për t’i dhënë financime bashkive që kanë të ardhura më të dobëta. Propozimi është që 20% e grantit të fokusohet si një grant performance, te mënyra se si bashkitë ia dalin te mbledhja e të ardhurave të tyre. S’ka të bëjë me bashki e majtë dhe e djathtë, por mbi bazën e transparencës”, tha Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku.

Ndërsa nuk e fshehu kënaqësinë për bashkëpunimit me të zgjedhurit vendore të pakicës, kryeministri i i tregoi Lulzim Bashës që nuk do të ketë më komision të reformës zgjedhore, ndërsa tregoi reflektim për komisionet hetimore.

“Kjo nuk është çështje marrëveshje dhe as negociata, por është çështje e të drejtave, opozita ka të drejtë të ngrenë një komision hetimor, por duhet të jetë brenda kornizës që përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, për sa kohë është e tillë ka miratimin tonë”, tha Rama.

Pa kapërcimit të këtij ngërçi parlamentar, shefi i qeverisë nuk e fshehu dëshirën politike për të ndryshuar sërish ndarjen territoriale-administrative. 

“Më pak bashki, jo më shumë, por kjo kërkon konsensus me një pjesë të pakicës”, shtoi ai për reformën territoriale.

Gjatë takimit në kryeqendrës së veriut Himarës e përfaqësoi kryetari në detyrë Jorgo Goro i mazhorancës pasi kryebashkiaku i zgjedhur Fredi Beleri ndodhet prapa hekurave. Kryeministri tregoi se kur do të zgjidhet çështja e Himarës.

“Nëse do ketë apo jo zgjedhje në Himarë, ne presim vendimin e Apelit. Do të ishte mirë që drejtësia të lihet e qetë nga brenda dhe nga jashtë. Zotëria është qytetar i Republikës së Shqipërisë. Për mua që nuk komentoj vendimet e drejtësisë, më duket paksa jo normale që të ndërhyhet në çështjen e drejtësisë. Unë dua që gjithçka të shkojë ashtu siç parashikojnë ligjet dhe uroj shumë që askush mos të komentojë vendimet e drejtësisë shqiptare”, tha Rama.

Sipas analizës së bërë nga Ministria e Pushtetit Vendor për vitin 2023, detyrimet e bashkive deri  janë ulur në 4.8 mld lekë, 60% më pas se në 8 vite më parë. Vora dhe kavaja mbeten më problematike përsa i përket borxhit ndërsa 14 bashki të vogla mbledhin pak të ardhura, pasi ato në mbijetojnë më grante dhe trasferta të qeverisë. Himara është njësia vendore që i ka më të larta të ardhurat për frymë, e ndjekur nga Tirana dhe Saranda. Ndërsa Kurbini dhe Hasi renditen në fund të klasifikimit të 61 bashkive.

A2 CNN Livestream

A2 Business