Zgjedhje në Himarë pas dënimit të Belerit? Rama: Presim vendimin e Apelit! S’komentoj vendimin e gjykatës

Nga A2 CNN
9 Mars 2024, 17:06 | Politikë

Në mbledhjen e sotme të kryebashkiakëve, mungonte Fredi Beleri, pasi ai ndodhet në burg me akuzën e blerjes së votave. Kryeministri Edi Rama tha se për ripërsëritjen e zgjedhjeve në Himarë, pritet vendimi i Gjykatës së Apelit, dhe shtoi se në fund do të jetë në pritje të caktimit të një date që i përket si kompetencë presidentit. 

Rama u kujdes që të mos bënte asnjë koment mbi vendimin e gjykatës, duke u mjaftuar që të thotë se “uron që gjithçka të shkojë siç parashikon ligji”.

“Nëse do ketë apo jo zgjedhje në Himarë, ne presim vendimin e Apelit. Do të ishte mirë që drejtësia të lihet e qetë nga brenda dhe nga jashtë. Zotëria është qytetar i Republikës së Shqipërisë. Për mua që nuk komentoj vendimet e drejtësisë, më duket paksa jo normale që të ndërhyhet në çështjen e drejtësisë. Unë dua që gjithçka të shkojë ashtu siç parashikojnë ligjet dhe uroj shumë që askush mos të komentojë vendimet e drejtësisë shqiptare”, tha Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos