Sondazh: Sipas jush, brezi më i lumtur është:
  • X (1960-1980) 33%
  • Millenials (1981-1996) 56%
  • Z (1997-2011) 11%
  • Alpha (2012-2025) 0%

“Shkoi në Shkodër pasi poshtëroi qytetin me keq se një pushtues”, Berisha: Rama e ka diskriminuar veriun e Shqipërisë

Nga A2 CNN
10 Mars 2024, 20:20 | Politikë

“Shkoi në Shkodër pasi poshtëroi qytetin me keq se një

Ish-kryeministri, Sali Berisha në fjalën e tij drejtues simpatizantëve nga banesa ku ndodhet në “arrest shtëpie” ka akuzuar kryeministrin, Edi Rama se ka diskriminuar veriun e Shqipërisë më shumë se asnjë sundimtar tjetër.

Berisha shprehet se investimet 10-vjeçare të Shkodrës, janë disa herë më të ulëta se ata të bashkisë së Divjakës. Ai shton se në të gjithë veriun  nuk ekziston absolutisht asnjë projekt i ri i nisur, përveç se zvarritjes dhe mospërfundimit të një serie projektesh në vazhdim.

“Kthesa e madhe që kërkohet nga ne është jetike për përmbysjen e diktaturës së dytë, që bazohet në aleancën e pushtetit me krimin, bandat e tij, që bazohet në vjedhjen e qytetarëve shqiptarë dhe drogën.

Kjo betejë është jetike, është vendimtare dhe kërkon nga ne sakrifica për të cilat ne kam bindjen se do të jemi të gatshëm ti bëjmë. Ne nuk mund të pranojmë që një e keqe e madhe të rritet para syve tanë, të nxijë të ardhmen tonë, të shkretojë këtë vend sa asnjë luftë, sa asnjë pushtim në historinë e saj. Edi Rama ishte në Shkodër.

Shkoi në Shkodër pasi poshtëroi qytetin më keq se një pushtues, apo pasi e pushtoi atë me banda, pasi i grabiti votën me vrasësit serialë Bajrit, me Pëllumb Gjokën dhe banditë të tjerë. Shkoi në Shkodër njëlloj si një pushtues i lig, kapardisej,

E vërteta është se Shkodrën dhe jo vetëm Shkodrën, por kurrë ndonjëherë veriun e Shqipërisë nga Fushë Kruja gjer në Vermosh nuk e ka diskriminuar një sundimtar tjetër sa e ka diskriminuar Edi Rama. Nuk e ka shkretuar një njeri tjetër, sa e ka shkretuar Edi Rama.

Investimet 10-vjeçare të Shkodrës, epiqendra e veriut janë disa herë më të ulëta se ato të bashkisë Divjakë. Në të gjithë veriun nuk ekziston absolutisht asnjë projekt i ri i nisur, përveç se zvarritjes dhe mospërfundimit të një serie projektesh në vazhdim.

Vendosi taksën në Rrugën e Kombit. Gjeni kund 100 metër rrugë nga Miloti në Rrëshen që të jetë zgjeruar. Ka 1 muaj që jep një lajm se po përfundon ura e Kukësit, ura që ka filluar të paktën 6 vite më parë.”, tha ndër të tjera Sali Berisha.

 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani