Ligji për komisionet hetimore, Bardhi letër Kushtetueses: Përshpejtoni gjykimin!

Nga Indrit Maraku
10 Mars 2024, 15:43 | Politikë

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, i kërkon Gjykatës Kushtetuese, përshpejtimin e shqyrtimit të ankimimit për ligjin e "Komisioneve Hetimore".

Në kërkesën e firmosur nga Kryetari i Grupit, Gazment Bardhi, thuhet se ky ligj mbart interes të veçantë publik, pasi lidhet me kontrollin që Kuvendi ushtron ndaj ekzekutivit.

Gjithashtu Bardhi thekson se ligji prek një prej të drejtave themelore që Kushtetuta i garanton deputetëve të pakicës parlamentare. 

Shqyrtimi me përparësi i kësaj çështjeje – sipas grupit parlamentar të PD - duhet të marrë në konsideratë edhe faktin se legjislatura aktuale është në vitin e saj të fundit dhe zgjatja në kohë e shqyrtimit, dëmton drejtpërdrejtë hetimin parlamentar.

A2 CNN Livestream

Dita jonë