"Si s'ju vjen zor", ngrihen tonet në komisionin hetimor të Shëndetësisë

Nga A2 CNN
25 Prill 2024, 12:12 | Politikë

Janë ngritur tonet te komisioni hetimor për koncesionet në shëndetësi.

Deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, i është kthyer koleges së tij Edona Bilali teksa kjo e fundit ndalej te neni 15.

“Si s’ju vjen zor?”, dëgjohet të thotë Spaho, me deputeten socialiste që i ktheu menjëherë përgjigje.

“Si nuk më vjen zor? Mua nuk më vjen zor? E kam një përgjigje për ju zoti Spaho. Ndryshe nga konsiderata që unë kam për zotin Spaho, veçanërisht për kontributin që më dha mbledhjen e kaluar, nuk shkojnë të dyja bashkë: edhe “s’ju vjen zor”, edhe “kam konsideratë si vajzë e re”. Por, si vajzë e re nuk po e vazhdoj këtë pjesë me ju”, tha Bilali.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos