Enkelejd Alibeaj, nga Partia Demokratike zyrtare, ka thënë se nuk i është bashkuar protestave të opozitës te Bashkia e Tiranës, për një arsye të thjeshtë. Sipas tij, për të, mjafton mbështetja e SPAK në këtë aksion, duke e quajtur të pasinqertë qëndrimin e tyre, që dalin në protestë në një kohë që sulmojnë Prokurorinë e Posaçme, i cili sipas Alibeajt po e bën detyrën e tij.
“Qëndrimi ynë dhe i çdo mendjeje që në mënyrë të sinqertë e ka dënimin e 5 drejtorëve dhe drejtorit të drejtorëve është mbështetja e SPAK dhe mënyra më e sinqertë dhe politike e morale është mbështetja e SPAK, prandaj kemi kërkuar amendamente në parlament, që statusi i prokurorëve të SPAK, mbështetja me financa dhe burime njerëzore të miratohet nga ky parlament”, tha Rama.
Për rrjedhojë, ai u shpreh se është i bindur që SPAK nuk do të amnistojë as kryeministrin Edi Rama.
“SPAK nuk po amniston ish-zv.kryeministrin, nuk ka amnistuar Erion Veliaj, as Belinda Ballukun, kam të gjitha arsyet që të besoj se nuk do e amnistoj as Ramën, çdo lëvizje tjetër sidomos ajo për të rimarrë edhe njëherë Reformën në Drejtësi është lëvizja e fundit që Rama do të bëjë për të asfiksuar SPAK”, u shpreh Alibeaj.
Ai u ndal dhe tek Amnistia Penale ku tha se ka liruar të dënuar për korrupsion, ndryshe nga sa pretendon ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja. (A2 Televizion)