Kryetari i Bashkisë së Tiranës i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.
Mësohet se ka kryer një ndërhyrje për heqjen e qeses së tëmthit për gurë. Lajmi është konfirmuar nga vetë Bashkia e Tiranës, ku bëhet e ditur se kryebashkiaku është në gjendje të mirë shëndetësore.
“Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kreu sot një ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e qeses së tëmthit për gurë. Ndërhyrja është kryer me sukses nga mjekët e kirurgjisë në QSUT. Z. Veliaj është në gjendje të mirë shëndetësore, nën kujdesin e mjekëve”, shkruhet në njoftimin e Bashkisë Tiranë. (A2 Televizion)