“Na kanë grabitur në seli”, Meta denoncon në Prokurori ndërrimin e hard diskut

Nga Anesti Barjamemaj
29 Mars 2024, 14:37 | Politikë

Partia e Lirisë denoncon se persona të paidentifikuar kanë hyrë në zyrat qendrore dhe kanë grabitur rrjetin e komunikimeve elektronike. Kreu i kësaj force politike, ka depozituar edhe një kallëzim në Prokurorinë e Tiranës, ku sqaron se grabitja e zyrave ka nisur në datën 6 Mars.

“Persona të paautorizuar kanë hyrë në godinën e Partisë së Lirisë, quke qenë në dijeni të vendit të çelësave, i kanë marrë ato dhe janë ngjitur në vendin ku ndodhej pajisja DVR (hard disk), të cilin e kanë ndërruar. Fakti që DVR është ndërruar dhe pajisja e re e vendosur ka një kapacitet më të kufizuar, ka mundësuar fikjen e kamerave”. Sipas Metës, grabitësit pasi kanë mundësuar fikjen e kamerave kanë hyrë sërish në godinë. Nga ana e personave të paidentifikuar është konsumuar vjedhja e rrjetit të komunikimeve elektronike të Partisë së Lirisë, parashikuar nga nenet137/a/2. Nga ana jonë dhe stafi përkatës janë konstatuar lidhje, këputje dhe dëmtime të linjave kabllore, po nga persona të paidentifikuar, në kohë dhe si person, në tarracën e godinës së Partisë së Lirisë, të hyrë në seli në mënyrë të fshehtë."

Kreu i Partisë së Lirisë sqaron se vjedhja është kryetar nga disa persona dhe i bën thirrje autoriteteve për një hetim të plotë.

Pavarësisht se zyrtarët e Partisë së Lirisë shprehen se janë gati të bashkëpunojnë me drejtësinë, ende nuk ka një reagim nga strukturat përkatëse shtetërore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos