Vangjel Tavon e pështyjnë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës

Nga A2 CNN
29 Mars 2024, 10:55 | Politikë

Sot ishte mbledhja e radhës në Këshillin e Bashkisë së Himarës, ku përveç disa pikave që janë në rend të ditës sot do të diskutohej dhe caktimi i një nga dy nënkryetarët që do të drejtojnë Bashkinë e Himarës deri në zgjedhje të reja.

Këshilli i Bashkisë së Himarës përbëhet nga 21 anëtarë, 9 nga PS, 7 nga PD, ndërsa 5 anetarë të tjerë nga parti të vogla.

Forca të shumta policie ishin në sallë për të shmangur incidentet, por që nuk ia arritën qëllimit. Vangjel Tavo, prefekti i Vlorës, u prit me ofendime nga qytetarët e pranishëm në sallën e Këshillit Bashkiak. Madje, njëri prej tyre, kur Tavo po largohej nga salla për shkak të kundërshtimeve të shumta ndaj tij, e pështyu në fytyrë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos