PS kërkesë Nikollës: Komision parlamentar për të luftuar dezinformimin dhe ndërhyrjet e huaja në Shqipëri

Nga A2 CNN
28 Mars 2024, 19:05 | Politikë

PS kërkesë Nikollës: Komision parlamentar për të

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste i ka paraqitur një kërkesë Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla për krijimin e një Komisioni të Posaçëm Parlamentar me fokus koordinimin dhe mbikëqyrjen e të gjitha përpjekjeve institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike në Shqipëri.

“Komisioni i Posaçëm do të zbatojë një qasje holistike dhe afatgjatë për adresimin e ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike, që mund të përfshijnë fushatat e dezinformimit në mediat tradicionale dhe sociale për të ndikuar në opinionin publik, mbështetjen financiare të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë për përpjekjet për dezinformim, shantazhimin ekonomik të aktorëve publikë dhe manipulimin e shoqërisë civile”, thuhet në njoftim.

Për këtë ka pasur edhe një reagim nga ana e kryeministrit Edi Rama.

“Shumë e rëndësishme për të ecur përpara me shpejtësi të lartë”, shkruan Rama.    (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos