Çështja e vulës në apel, Gjekmarkaj letër gjykatës: Kthejini legalitetin Partisë Demokratike

Nga A2 CNN
27 Mars 2024, 17:15 | Politikë

Çështja e vulës në apel, Gjekmarkaj letër

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Rithemelimit, Agron Gjekmarkaj, kërkon nga Gjykata e Apelit që të shqyrtojë me përparësi çështjen e vulës së PD-së.

Në një letër drejtuar kësaj gjykate, Gjekmarkaj thekson se çështja e vulës së PD, lidhet me fatin e opozitës në vend. Pavarësisht se kërkon paanësi nga trupi gjykues, numri dy i Rithemelimit shpreson se vendimmarrja do të jetë në favor të tyre.

“Ju do t’i ktheni legalitetin PD dhe opozitës si nocion juridik, duke njohur atë që populli dhe qytetarët ja kanë dhënë prej kohesh, ju nderoni togën, sensin e drejtësisë dhe na motivoni për t’ju mbështetur sa më shumë, pa kompromis, në pavarësinë tuaj”, shkruan zëvendëskryetari i Kuvendit.

Sipas tij vendimi për vulën e PD është një kontribut i gjykatës që demokracia shqiptare të mos merret zvarrë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos