Sondazh: Preferoni që emri i fëmijës tuaj të jetë:
  • Tradicional 42%
  • Modern 8%
  • I trashëguar 8%
  • Unik 42%

Himara “tokë pa zot”, Goro firmos dorëheqjen: Dokumentet kaluan tek unë vetëm për firmë!

Nga Ervin Koçi
27 Mars 2024, 15:11 | Politikë

Bashkia e Himarës mbetet pa drejtues. Kryetarit të saj të zgjedhur Alfred Beleri i është bashkuar në qelitë e paraburgimit edhe Jorgo Goro, i cili zyrtarisht dha dorëheqjen nga posti i kryetarit në detyrë. Tashmë kryesimi do të caktohet nga këshilli bashkiak ku do të zgjedhë një nga dy nënkryetarët e Jorgo Goros.

Nga qelia e paraburgimit Jorgo Goro dha dorëheqjen nga posti i kryetarit në detyrë të Bashkisë Himarë. Në një letër që e kishte formosur dy ditë më parë, Goro shprehet se ndaj tij rëndojnë akuza të pavërteta duke pranuar se ka hedhur firmën në dokumente pa i lexuar, edhe pse bëhej fjalë për një pronë ku do të kishte një investim strategjik. 

“Akuzohem për “shpërdorim detyre në bashkëpunim” me zyrtarë në Vlorë që s’kam asnjë lidhje dhe për “falsifikim” dokumentesh që tek kryetari i bashkisë kalojnë vetëm për firmë. Por ky është një absurditet metë cilin do më duhet të përballem para gjykatës me faktet e mia dhe të drejtën që e kam me ligj e me moral. Natyrisht e doja të ishte ndryshe largimi im dhe jo me një letër nga një qeli paraburgimi, po jeta kjo është nuk i kemi dot në dorë t’i zgjedhim të këqijat që na gjejnë!”, u shpreh Goro.

Teksa i zgjedhuri nga burgu kryebashkiak, Fredi Beleri, akuzohej për korrupsion zgjedhor, Jorgo Goro qëndroi 10 muaj përtej mandatit të tij katër vjeçar në krye të Bashkisë së Himarës. Por dorëheqjen nuk e lidh më shumë me faktin se ndodhet në burg për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh, se sa me tensionimin e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë deri në bllokimin e negociatave të anëtarësimit në BE.

Por di të them se zullumi i asaj “fitoreje” me më pak se 20 vota ishte shumë më i madh se sa duket nga ato që dëgjohen në media për hetimin. E vetmja gjë që dua sot është që Himara të vazhdojë punën e nisur dhe fqinjësia e vjetër tradicionale mes dy shtetesh të mos bëhet pengu i ca spekulantëve lokalë të maskuar si viktima të një padrejtësie të re shtetërore që nuk ekziston për pronat e himarjotëve.”, vijon Goro.

Tashmë dorëheqja do të administrohet nga Këshilli Bashkiak i cili në mbledhjen e ardhshme, pritet të caktojë pasues një nga dy nënkryetarët e Jorgo Goros. Çka do të thotë se drejtimi përsëri qëndron në duart e socialistëve dhe jo koalicionit që fitoi zgjedhjet.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli