Jorgo Goro përfundon në spital

Nga A2 CNN
27 Mars 2024, 13:53 | Kronikë

Jorgo Goro përfundon në spital

Jorgo Goro, ish-kryetari i bashkisë së Himarës, është dërguar në spitalin e burgut pasi ka shfaqur probleme shëndetësore.

Burime për A2 CNN kanë bërë të ditur se Goro shtruar ne spitalin e burgut, për shkak të shfaqjes së problemeve me zemren dhe tensionin.

Më herët gjatë së mërkurës, Goro, i arrestuar me urdhër të SPAK, ka dhënë dorëhqjen nga detyra si kryetar i Bashkisë së Himarës. Në një letër drejtuar këshillit bashkiak, Goro thotë se pavarësisht se humbi garën e majit të kaluar kundër Belerit, mbeti në detyrë me legjitimitet të cunguar formal dhe moral.

“Rezultati tepër i ngushtë me 19 vota diferencë nuk ishte në favorin tim, po as zhvillimet negative pas zgjedhjeve nuk ishin as në dëshirën as në dorën time. S’mund ta lija detyrën se s’kishte kush ta merrte dhe largimi im vetëm do të shtonte konfuzionin kur Himara u kthye në mollën e një konflikti politik absurd në nivelet më të larta mes dy shteteve”, shkruan Goro. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos