“Gërdeci”, Delijorgji refuzon të dëshmojë

Nga Armand Bajrami
27 Mars 2024, 09:47 | Kronikë

Mihal Delijorgi, ish-administrator i AlbaDemil, shoqërisë që demontoi municionet në Gërdec, refuzoi të dëshmojë në procesin ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu.

Delijorgji u thirr në proces për t'u pyetur si i bashkëpandehur në një procedim të lidhur, por shfrytëzoi të drejtën për të mos dëshmuar.

Debat në seancë shkaktoi edhe mënyra se si do të merret dëshmia e 5 shtetasve amerikanë. Vendimi i gjykatës për pyetjen e tyre mes letërporosisë u kundërshtua nga mbrojtja e Mediut, të cilët kërkuan pyetjen e tyre përmes video-konferencës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos