Von der Leyen mbërrin në Tiranë, publikon foto nga kryeqyteti

Nga A2 CNN
15 Maj 2025, 21:55 | Politikë

Von der Leyen mbërrin në Tiranë, publikon foto nga kryeqyteti

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka mbërritur mbrëmjen e sotme në Tiranë për takimin e nesërm të Komunitetit Politik Evropian.

Përmes një postimi në Instagram Von der Leyen ka publikuar një foto nga qendra e kryeqytetit shqiptar në mbrëmje, duke e shoqëruar me mbishkrimin ku njofton ardhjen e saj në Tiranë për samitin, teksa shton se ky është i pari në Ballkanin Perëndimor.

Von der Leyen mbërrin në Tiranë, publikon foto nga kryeqyteti

“Në Tiranë për takimin e Komunitetit Politik Evropian. Takimi i parë në Ballkanin Perëndimor. Sa simbol i bukur", shkruan presidentja e KE-së.

Ky postim pasohet nga një tjetër foto me liderët e BE-së ku shkruan: “Familja jonë evropiane e vlerave shtrihet përtej kufijve të Bashkimit Evropian. Ne ndajmë një kontinent. Dhe një të ardhme të përbashkët”.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos