Vota e emigrantëve dhe votimi elektronik, mblidhet grupi i punës

Nga A2 CNN
14 Maj 2024, 15:44 | Politikë

Vota e emigrantëve dhe votimi elektronik, mblidhet grupi i punës

Pas disa ditësh mungesa, është mbledhur sot grupi i punës i dialogut për reformën zgjedhore për votën e emigrantëve dhe votimin elektronik

Ditën e nesërme në orën 12:30 do të mblidhen sërish ku përveç deputeteve pritet të jetë edhe Kryekomisioneri Shtetëror Ilirian Celibashi, ku fokusi do të jetë vota e emigrantëve dhe votimi elektronik.

Sipas afateve të kalendarit të miratuar me konsensus, deri në datën 15 maj, opozita dhe maxhoranca duhet të kishin diskutuar përgatitjen e listës zgjedhore, regjistrimin e subjekteve zgjedhore, zonat zgjedhore dhe numrin e mandateve, herësin dhe votën e diasporës, rishikimin e strukturës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si dhe de-politizimin ose jo të komisioneve zgjedhore.

Deri më 1 korrik palët duhet të kenë gati dokumentin e dakordësuar në formën e projekt-ligjit për ta dërguar në Kuvend për votim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos