Zjarr në Parlament, Berisha: Flakadanët dogjën procedurën antikushtetuese

Nga A2 CNN
20 Nëntor 2023, 10:30 | Politikë

Pas seancës së kësaj të hëne, ku buxheti u votua pas vetëm 5 minutash, ndërsa opozita shkaktoi kaos me karrige të vendosura mbi njëra-tjetrën, Sali Berisha ka folur jashtë Kuvendi.

Ai është shprehur se flakadanët dogjën procedurën antikushtetuese të mazhorancës.

 

“Mendoj se sot ishte kulmore, pasi sot nuk kaloi asgjë. Ata flakadanë dogjën procedurën antikushtetuese aty. Mos i shihni si flakadanë, por si një mjet që dogji procedurën antikushtetuese. Ata flakadanë dogjën procedurën antikushtetuese të shumicës. Rama po ndiqte “Facebook”-un tim nga dhoma. Aty ishte kohë proteste. Unë ia numërova një për një dhe ai po ndiqte një nga një nga zyra e Lindës. Procedura e buxhetit ishte antikushtetuese, antiligjore”, tha Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos