Zjarr në parlament, buxheti votohet në 5 minuta

Nga A2 CNN
20 Nëntor 2023, 10:05 | Politikë

Ka nisur dhe përfunduar në pak minuta seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Në 4 minuta dhe 40 sekonda, mazhoranca ka miratuar në parim projektbuxhetin 2024.

Teksa grupimi i Sali Berishës kishte ndezur tymuese dhe në disa ulëse u vendos edhe flakë, kryeparlamentarja Lindita Nikolla, pas kalimit në parim të projektligjeve me votat e socialistëve, e mbylli seancën e sotme.

Projektbuxheti dhe Paketa Fiskale për vitin 2024 u miratuan me 73 vota “pro”.

I pranishëm në sallë, teksa votohej në kohë rekord projektligji më i rëndësishëm, ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili prej disa javësh kishte munguar në Kuvend. Situata e rënduar qe para fillimit te saj beri qe te tejkalohej edhe procedura e fillimit, ku qeveria paraqet projektbuxhetin dhe kryetari i komisionit parlamentar i Ekonomise shpreh vendimmarrjen e dhe sugjerimet e tij. 

Pas mbylljes së seancës, Sali Berisha dhe Gazment Bardhi deklaruan përpara gazetarëve se aksioni i tyre nuk ka përfunduar, përkundrazi, shtuan ata, sapo ka nisur.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos