Në 1640 metra lartësi mbi nivelin e detit, fshati turistik i Dardhës në juglindje të vendit në këto ditë të ftohta, po përjeton ditë të bukura.
Shumë vizitorë kanë sfiduar temperaturat dhe i gëzohen reshjeve të dëborës dhe natyrisht argëtimeve që sjell ky fenomen meteorologjik.
Në pistën e skive të Dadhës, e vetmja në zonën e juglindjes gjen jo vetëm të apasionuarit pas dëborës dhe skive, por edhe vizitorët që vijnë për herë të parë dhe ndihen të kënaqur me zgjedhjen e tyre.
Kënaqësia e vizitorëve përkthehet në të ardhura për bizneset e zonës, të cilët urojnë sa më shumë ditë të tilla me reshje dëbore.
Ndërsa mirëmbajtja dhe hapja e herëpashershme e rrugës është një tjetër faktor që e bën të frekuentuar fshatin turistik të Dardhës. (A2 Televizion)