Plazh në nëntor, në Vlorë po pushojnë shqiptarët e të huaj, deri në 60% rezervime

Nga Edi Ruçi
2 Nëntor 2024, 20:16 | Sociale

Në Vlorë temperaturat e ngrohta kanë favorizuar qytetarë e pushues të ndryshëm për të bërë plazh. Plazhi në Lungomare këtë fundjavë ka qenë i frekuentuar mjaftueshëm duke përmbushur në këtë mënyrë një prej pritshmërive edhe të operatorëve turistik për të patur fluks pushuesish edhe përgjatë vjeshtës.

“Në Vlorë bëhet plazh edhe këtë fillim nëntori. Temperaturat e larta kanë favorizuar vijueshmërinë e sezonit turistik në qytet edhe përgjatë muajve të vjeshtës, duke sjellë në qytetin bregdetar të Vlorës me mijëra turistë. Ata janë kryesisht nga Europa Lindore, Europa Perëndimore, por nuk mungojnë as nga vendet e largëta si Amerika dhe Kanda”.

Për pushuesit e mbërritur nga qytete të ndryshme, të cilët kanë zgjedhur Vlorën këtë herë për pushime, qyteti është i mrekullueshëm. Atatregojnë se janë të surprizuar.

Për të huajt e gjithë Shqipëria është e bukur. Ata thonë se kanë vendosur ta vizitojnë si vend pas shumë sugjerimeve, teksa në turin e tyre rreth Shqipërisë nuk kishin si të mos ndaleshin në Vlorë.

"Unë vij nga Kanada. Në morëm një makinë me qira dhe do të udhëtojmë në gjithë vendin këtë herë dhe kështu zgjodhëm Vlorën. Zgjodhëm Shqipërinë ketë herë pasi nuk kemi qenë më parë këtu. Ne sapo kemi arritur këtu por plazhi është i mrekullueshëm. Më pëlqen plazhi dhe moti gjithashtu. Në Kanada tani është shumë ftohtë. Më jep pak më tepër kohë ta shoh këtë vend. Mendoj për Shqipërinë se është pak më tepër e shtrenjtë se ajo që ne kemi pritur. Ne do të qëndrojmë në Shqipëri një muaj. Pas Vlorës do të vizitojmë veriun, vendin me shumë liqene në kufi me Maqedoninë e Veriut."

"Unë vij nga Kadadapor, jam nga Venezuela. Ne kemi zgjedhur Shqipërinë këtë radhë pasi dëgjuam se ishte e bukur dhe nuk e kishim prekur Shqipërinë këtë herë dhe donim të shikonim vendin se ku vijnë shumë turistë. Ushqimi është i mrekullueshëm dhe moti është i pabesueshëm këtu. Unë do ta sugjeroj këtë vend sepse është i mrekullueshëm dhe ende është në zhvillim e sipër dhe fatmirësisht nuk është shumë i shtrenjtë.”

Sipas informacioneve të siguruara nga operatorët turistikë këtë fundjavë në Vlorë janë afro 50-60% e tërësisë së dhomave të njësive hoteliere të prenotuara. Zona si Dhërmiu, Palasa, Jala, Drimadjes, Borshi dhe Ksamili janë më të frekuentuarat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos