Banorët e fshatrave Nivicë dhe Shën Vasil në Himarë, prej vitesh vuajnë të drejtën e pronësisë.
Ende nëpër dyert e gjykatave, në pamundësi për të trashëguar pronën, ata rrëfejnë peripecitë që kalojnë për të marrë këtë të drejtë. Thonë se kanë probleme me pronat e trashëguara nga gjyshërit dhe stërgjyshërit që nuk mund t’i shfrytëzojnë dot, por gjithashtu nuk mund të shfrytëzojnë as tokat e përfituara me ligjin 7501, shkruan A2.
Në tokat e tyre, këta banorë tregojnë se ka mbivendosje dhe se kanë dalë pronarë që nuk jetojnë fare në Himarë.
Problematika e pronave prej kohësh është shndërruar në thembrën e Akilit në Himarë, qytetin bregdetar, ku veç diskutohet për pronësinë dhe çdo gjë duket sikur është e lidhur me të. (A2 Televizion)