Rruga që lidhte dikur Dibrën me Prizrenin ka mbetur për dekada të tëra pa asnjë investim. Sot, gjendja e kësaj rruge vështirëson jetesën e përditshme të disa dhjetëra banorëve të fshatit Nangë, nxënësve të shkollave dhe fëmijëve që duhet të shkojnë në kopsht.
Për të kuptuar harresën e investimeve në këtë rrugë, një prej banorëve tregon se kur është ndërhyrë për herë të fundit në këtë rrugë, shkruan A2 CNN.
Përveç rrugës, këta banorë kanë problem edhe mungesën e kanalizimeve të ujërave të zeza. Kjo bën që gjatë dimrit dhe ditëve me reshje zona të ndotet.
Banorëve u është premtuar disa herë shtrimi i kësaj rruge dhe së fundmi Këshilli Bashkiak i Kukësit e ka vënë në listën e investimeve që duhet të kryhen, por deri më tani nuk ka asnjë veprim konkret. (A2 Televizion)