Sherret në shkolla, oficeri: Kemi parandaluar shumë të tjera

Nga Gazmend Janku dhe Elitjona Doko
12 Dhjetor 2024, 13:54 | Sociale

Ngjarjet e rënda që kanë ndodhur mes nxënësve të shkollave të arsimit parauniversitar kanë ngritur shqetësimin mbi sigurinë në shkolla dhe, natyrisht, agresivitetin e kësaj grupmoshe.

Në bashkëbisedim me koordinatorin e oficerëve të sigurisë në Zyrën Vendore të Arsimit në Durrës, ai na tregon për vështirësitë që kanë pasur oficerët e sigurisë në shkolla fillimisht për të fituar besimin e nxënësve dhe për të parandaluar më pas zënkat apo shqetësimet që nisin thuajse nga asgjëja mes nxënësve, shkruan A2.

Me një përvojë disa vjeçare me problematikat në shkolla, oficeri i sigurisë na tregon edhe problematikën kryesore që kanë me nxënësit në këtë periudhë.

Zyra Vendore e Arsimit në Durrës konfirmon se të gjitha shkollat nën juridiksionin e saj janë mbuluar me oficerë, ndërsa parashikohet shtimi i numrit të tyre edhe me tre të tjerë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos