U dëmtuan nga tërmeti i 2019: Na dhanë çelësat por na lanë pa drita dhe ujë

Nga Gazmend Janku dhe Elitjona Doko
10 Dhjetor 2024, 18:33 | Sociale

Prej 6 muajsh, 150 familje, banesat e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019, kanë marrë çelësat e apartamenteve të reja por pa mundur dot ti shfrytëzojnë ato. Objekti edhe pse i përfunduar është i palidhur me rrjetin e ujësjellësit dhe linjat e energjisë elektrike.

Edhe pse me çelësat e apartamenteve te reja në xhep ato vijojnë të jetojnë në banesa me qira, ndërsa prej dy vitesh nuk përfitojnë as bonusin e qirasë që jepej nga bashkia e Durrësit.

Ky është pallati i rindërtuar në lagjen nr.17 të Durrësit i cili duhet të strehojë 150 familje, apartamentet e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti i vitit 2019. Por edhe pse kanë marrë çelësat e apartamenteve që në muajin qershor, ata nuk kanë mundur të futen në banesat e tyre, pasi autoritetet lokale nuk kanë lidhur as energjinë elektrike dhe as ujin. Për këtë arsye një pjesë e banorëve kanë protestuar para bashkisë së Durrësit.

Për të disatën herë banorët nuk marrin një përgjigje për problematikat e drejta që shtrojnë, ndërsa u premtohet një takim me kryebashkiaken e Durrësit në ditët në vijim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos