Protestojnë prindërit, shkollës me mbi 300 nxënës i hiqet oficeri i sigurisë

Nga Elitjona Doko
6 Dhjetor 2024, 09:24 | Sociale

Në një kohë kur prindërit dhe mbarë opinioni publik po kërkon rritjen e standardeve të sigurisë në shkollat e sistemit parauniversitar, në Durrës autoritetet qendrore të Arsimit kanë larguar oficerin e sigurisë së shkollës së mesme artistike “Jan Kukuzeli”, shkruan A2 CNN.

Ky vendim ka shqetësuar stafin pedagogjik të shkollës dhe natyrisht prindërit. Vetë drejtoresha e komanduar e shkollës tregon arsyet që i janë komunikuar për heqjen e oficerit të sigurisë nga agjencia kombëtare e arsimit parauniversitar.

Ndërkohë prindërit shprehen se ndihen të pasigurt për fëmijët e tyre pa praninë e oficerit të sigurisë, duke dhënë edhe arsyet.

Prindërit kanë nënshkruar një peticion ku kërkojnë rikthimin në detyrë të oficerit të sigurisë në shkollën “Jan Kukuzeli”, duke paralajmëruar përshkallëzim deri në bojkot të mësimit nëse kërkesa e tyre nuk merret parasysh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos