Sikur të mos mjaftojë jeta në vetmi pa asnjë të afërm,70-vjecari Ahmet Bici nga Kukësi detyrohet të jetojë në kushte tejet të vështira. Kjo dhomë e dikurshme e një prej ndërmarrjeve shtetërore është streha e tij ku Ahmeti shtyn ditët dhe netët dhe ku përpiqet të mbijetojë. I mbetur jetim që në fëmijë me babain e pushkatuar nga regjimi komunist dhe nënë që e braktisi, Ahmeti i vetëm mësoi të mbijetojë.
Por nëse dikur punonte, tashmë 70-vjecari mes vetmisë dhe kushteve që nuk kanë nevojë për koment prej 25 vitesh ka vështirësi edhe për të siguruar ujin dhe për të kryer nevojat më bazike.
Është përpjekur disa herë të kërkojnë ndihmën e pushtetit vendor në Kukës, por siç thotë ai e kanë mënjanuar.
Dhe në fund jetimi pensionist ka edhe një apel edhe pse me zë të mekur se ndoshta e dëgjon dikush për t’i siguruar të paktën një strehë.
Është në dinjitetin e bashkisë së Kukësit që të mundësojë që ky pensionist i vetmuar të mos mbetet më nën mëshirën e fatit. (A2 Televizion)