Jo vetëm Korça, por edhe Gjirokastra po kthehet në një prej destinacioneve për të kaluar festat e fundvitit.
Pas një sezoni veror të suksesshëm, Gjirokastra e kalldrëmeve të saj gurta po preferohet edhe për festat e fundvitit. Këtë kërkesë e konfirmojnë vetë administratorët e hoteleve dhe bujtinave, të cilat kanë nisur të prenotohen që gjatë muajit nëntor për festat e fundvitit, shkruan A2.
Përveç vlerave kulturore-historike që ka Gjirokastra, kulinaria dhe çmimet në këtë periudhë shikohen si një nga arsyet e rritjes së kërkesës për të festuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri.
Nga ana tjetër, edhe bashkia ka realizuar dekorin festiv të qytetit, duke krijuar në këtë mënyrë një atmosferë sa më mikpritëse për vizitorët vendas dhe të huaj. (A2 Televizion)