Banorët të pasigurt, çdo fundvit fshatrat bien pre e grabitjeve

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2024, 14:45 | Sociale

Banorë të fshatrave çdo fundvit ndihen më të kërcënuar nga vjedhjet brenda banesave, prodhimeve të tyre bujqësore e blegtorale e deri tek vjedhja e automjeteve në oborret e banesave, shkruan A2 CNN.

Më e fundit ndodhi në fshatin Golem i Vogël të Lushnjës, ku brenda natës u vodh minimarketi i fshatit si dhe një autoveturë brenda oborrit të banesës, e cila u përdor për të transportuar mallrat e vjedhura nga minimarketi.

Por ajo që është më shqetësuese është fakti që pothuajse çdo fundvit në këtë fshat janë kryer vjedhje nga më të ndryshme, që pohohen nga vetë banorët e zonës, të cilët kanë rënë pre e vjedhje në mënyrë të përsëritur.

Policia njofton se ka nisur punën për zbardhjen e vjedhjes dhe identifikimin e autorit ose autorëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos