Edhe provimi i matematikës u mbyll. Pas dy orë e gjysmë testim, maturantët dukeshin optimistë. Të rinjtë e pyetur na treguan se testi ishte i nivelit mestar dhe mbi të gjitha nuk kishte pyetje dhe ushtrime të pazhvilluara më parë.
Edhe ky provim nuk i shpëtoi publikimit në rrjetet sociale 30 minuta pas hapjes së tezës. Madje disa orë më vonë ajo u publikua edhe e zgjidhur.
Edhe në këtë rast, Ministria e Arsimit deklaroi testimi u zhvillua brenda të gjitha standardeve. Nga tri provimet e zhvilluara deri tani, të rinjtë kanë marrë vetëm notën e gjuhës së huaj, për të cilën nuk janë fort të kënaqur.
Pas disa ditësh, pritet të shpallen notat e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Ndërsa më 24 Qershor do të zhvillohet testimi i fundit i Maturës Shtetërore, ai i Lëndës me Zgjedhje. (A2 Televizion)