Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 10%
  • Kujdesi familjar 80%
  • Ndikimi i shoqërisë 10%

Si do ta kuptojmë që peshku është prishur?

Nga A2 CNN
1 Gusht 2023, 17:05 | Lifestyle
Si do ta kuptojmë që peshku është prishur?

Nuk jeni i sigurt nëse ajo pjesë e salmonit që keni blerë është ende e freskët, apo peshku që keni pjekur dje në skarë është ende i sigurt për t'u ngrënë? Këto janë disa këshilla që do t’ju ndihmojnë për ta kuptuar nëse duhet ta konsumoni apo jo.

Sa kohë ruhet një peshk?
Në përgjithësi, një peshk mund të zgjasë nga dy ditë deri në disa muaj dhe kjo varet nga shumë faktorë, si për shembull nëse peshku është i freskët, i ngrirë apo i gatuar.

Për sigurinë tonë, është mirë të zgjedhim peshkun më të freskët, ndaj duhet të kujdesemi që të ketë erë të pastër, mish me shkëlqim dhe sy të pastër.

Sipas ekspertëve, këto janë shenjat që tregojnë se një peshk i papërpunuar është prishur:

-Erë e rëndë e amoniakut

-Sytë e turbullt

-Ngjyra gri, pa shkëlqim te luspat

-Mavijosje

Si ta kuptoni që peshku i gatuar është prishur?
Nëse nuk e hani të gjithë peshkun që keni gatuar, është mirë ta vendosni në frigorifer në një enë hermetike. Rregulli thotë se ruhet në frigorifer deri në 3 ditë. Shqisat tuaja, si nuhatja dhe shikimi, do t'ju ndihmojnë të kuptoni nëse duhet ta konsumoni apo jo. Një erë e fortë, një strukturë e thatë dhe myk janë shenja se peshku është prishur.

Sa zgjat peshku në frigorifer?
Peshku i gatuar do të qëndrojë deri në tre ditë në frigorifer, ndërsa peshku i papërpunuar duhet të gatuhet ose ngrihet brenda 2 ditëve.

Çfarë të bëjmë me peshkun e prishur?
Nëse jeni të sigurt se keni një peshk të prishur, hidheni dhe lani duart tërësisht, si dhe të gjitha sipërfaqet që kanë rënë në kontakt me të për të shmangur përhapjen e mikrobeve.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu