Ndonjëherë fati i njeriut duket i shkruar. Filma të ndryshme horror si Final Destination e kanë përshkruar më së miri këtë thënie, por shpesh herë realiteti e kapërcen imagjinatën.
Fati i të riut 27 vjeçar amerikan ThelemacusOrfanos duket në fakt i pabesueshëm. I riu nga Thousand Oaks u vra në masakrën e kryer në qytezën e tij pranë Los Angelos bashkë me 11 persona të tjerë.
Por më e pabesueshmja vjen nga fakti që vetëm një vit më parë i riu i kishte shpëtuar vdekjes në Las Vegas, ku 58 persona që po ndiqnin një koncert country u vranë me snajper në një nga episodet më të përgjakshme të historisë amerikane.
Vrasësi i të riut ishte një ish marine në Afganistan, Ian David Long, i cili vrau veten pas masakrës. (A2 Televizion)