Prag tragjedia në stërvitjen e NATO-s! Përplasen anijet

Nga A2 CNN
8 Nëntor 2018, 15:09 | Bota

Në kuadër të stërvitjes “TridentJuncture” mijëra trupa ushtarake janë vendosur në Detin e Norvegjisë, nga ku situata nuk duket edhe aq pozitive.

Një aksident ka ndodhur këtë të enjte, ku një anije norvegjeze është përplasur me një anije cisterne nafte. Forcat norvegjeze të sigurisë ndërhynë me shpejtësi për të evakuuar të gjithë ekuipazhin e luftanijes, “KNM Helgeelge Ingstad”, e cila sapo ishte kthyer nga stërvitjet ushtarake të NATO-s.

https://www.youtube.com/watch?v=3lGvDku6D5o

Nga raportimet e para konfirmohen 7 persona të plagosur, të cilët fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Përplasja ka qenë vërtetë e rrezikshme, teksa theksohet se fati ishte me ekuipazhin e luftanijes pasi anija naftëmbajtëse “Sola TS” është dëmtuar vetëm pak dhe nuk ka pasur rrjedhje nafte, që mund të shkaktonin një shpërthim. Anija me flamur maltez e kishte lënë terminalin e naftës “Equinor’s Sture” me një ngarkesë të papërpunuar nga Detit i Veriut, njofton agjencia e lajmeve Reuters.

https://www.youtube.com/watch?v=t_8EIcjUsyc

Një zyrtar i paidentifikuar i tha agjencisë së lajmeve AFP se një “rrjedhje e vogël vaji” ishte zbuluar në luftanijen norvegjeze. “Ka marrë shumë ujë dhe ekziston një rrezik i vërtetë që të mbytet aty ku është”, tha zyrtari. Ndërkohë cisterna, e cila ka një ekuipazh prej 23 personazh, po kthehet në port për inspektim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos