Pavarësisht paraqitjeve të mira në dy ndeshjet e para të Europianit 2024, Shqipëria nuk ka ndryshuar pozicion në renditjen zyrtare të FIFA-s.
Kuqezinjtë gjenden sërish në vendin e 66-të në Botë, pozicion që mund të përmirësohet deri në fund të aventurës shqiptare në Gjermani.
Në një muaj, kuqezinjtë kanë grumbulluar 4.3 pikë më shumë në renditje dhe pse përballë kanë patur gjigandë të futbollit botëror si Italia apo Kroacia.
Kosova ka humbur tre pozicione krahasuar me muajin e kaluar dhe është në vendin e 105 ndërsa Listën e kryeson Argjentina, kampione e Botës në fuqi. (A2 Televizion)