Eros Grezda nuk është më pjesë e ekipit të Partizanit. Vetë klubi, me anë të një postimi në rrjetet sociale, kanë bërë me dije se me mirëkuptim palët kanë mbyllur bashkëpunimin.
"Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me Eros Grezdën. Sulmuesi 28-vjeçar dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes palëve. Partizani falënderon Eros Grezdën për kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe me fanelën e kuqe", njofton klubi i kuq.
Grezda la Zalaegerszeg në Hungari dhe u bashkua falas me "Demat e Kuq" në verën e këtij viti, e ndërsa nuk dihet se cila do të jetë skuadra e radhës.
(A2 Televizion)