Shumë kishin dyshime kur ai u transferua në verë nga Dortmundi te Reali i Madridit, por Jude Bellingham po tregon se po kthehet në një lider në një periudhë kaq të shkurtër dhe në moshë kaq të re te skuadra e Ancelottit.
E këto arritje të tij janë vlerësuar këtë të hënë pasi është shpallur fitues i çmimit “Golden Boy” për vitin 2023.
Ky çmim i cili ndahet nga gazeta prestigjioze Tuttosport. Pasi mori çmimin, Bellingham u shpreh se ndihet mjaft i lumtur dhe nuk kurseu falenderimet në drejtim të bashkëlojtarëve të tij.
Arrivée de rockstar pour le Golden Boy 2023, Jude Bellingham. Le joueur du Real Madrid prend place au premier rang sous les flashs des photographes et les cris des jeunes tifosi présents en nombre ce lundi soir à Turin.
— Valentin Feuillette (@VFeuillette75) December 4, 2023
- @footmercato pic.twitter.com/SU9IBnN1aw
“Faleminderit. Unë jam shumë i lumtur që i bashkohem këtij grupi special të futbollistëve. Jam shumë i lumtur që kam fituar çmimin ‘Golden Boy”. Ky është rezultati kur luani me lojtar të mëdhenj. Unë kam luajtur dhe jam duke luajtur me lojtarë të mrekullueshëm. Do të doja t’i falenderoja ata më së shumti. Real Madridi është ekipi më i fortë në histori. Unë jam i lumtur që kam pasur mundësinë për të luajtur këtu, kjo mundësi nuk iu vjen çdo ditë”, tha anglezi.
Në 13 ndeshje në La Liga këtë sezon, Bellingham ka realizuar 11 gola dhe 2 asiste, duke qenë deri tani në krye të listës së golashënuesve. (A2 Televizion)