Incidentet që shoqëruan derbin Tirana–Partizani, me dhunë në tribuna, ku tifozët i vendosën flakën edhe disa stolave, por edhe përplasje në rrugët e kryeqytetit, u shoqëruan me katër të arrestuar, teksa procedimi në gjendje të lirë ka nisur edhe për tetë të tjerë.
Policia njoftoi se “identifikoi dhe shoqëroi të tjerë shtetas që dyshohet se kanë hedhur flakadanë në fushë dhe ushtruan veprime të dhunshme”.
Ajo që bie në sy është se mes tetë personave nën hetim, pesë janë të moshës nga 19 deri në 21 vjeç. (A2 Televizion)