Interi ka marrë një fitore të thellë 0-4 në transfertë ndaj Lecce-s edhe pse e nisi ndeshjen me disa nga titullarët në stol.
Asllani ishte një prej atyre që iu besua një fanellë titullari në këtë sfidë dhe menjëherë tregoi vlerat e tij, duke dhuruar asist në golin e parë, të cilin e realizoi i përhershmi Lautaro. Fratessi shënoi golin e dytë për zikaltrit menjëherë pas nisjes së pjesës së dytë, ndërsa sërish Lautaro shënoi të tretin. Takimi u vulos në 0-4 në minutën e 68 me golin e realizuar nga holandezi de Vrij.
Për Ramadanin, i cili e nisi si titullar, ishte një ndeshje për t’u harruar sa më parë, ndërsa ky takim nuk do të harrohet kurrë nga Medon Berisha, mesfushori i talentuar i Shpresave të Shqipërisë, i cili bëri debutimin e tij në Serie A me bluzën e Lecce-s, duke zëvendësuar pikërisht Ramadanin në pjesën e dytë. (A2 Televizion)