Ernest Muçi ka realizuar golin e parë me skuadrën e tij të re të Besiktasit në Turqi. Në ndeshjen e tretë me gjigantët turq, futbollisti shqiptar realizoi në minutën e 54 ndaj Istanbulspor AS, duke e çuar rezultatin në 0-2.
Muçi rikuperoi fillimisht topin dhe më pas u asistua në hyrje të zonës dhe me një goditje perfekte tokazi e dërgoi topin në rrjetë.
Ernest Muci pierwsza bramka dla Besiktasu ????pic.twitter.com/D5HyIllPfL
— Heheszky (@Daniel_Heheszky) February 25, 2024
Ndërkohë, në Serie A edhe Asllani ka arritur të dhurojë asist në takimin e kësaj të diele Lecce-Inter. Shqiptari e nisi takimin në formacion dhe menjëherë tregoi vlerat e tij duke asistuar për argjentinasin Lautaro, që e dërgoi topin në rrjetë. Në këtë ndeshje luan titullar edhe Ramadani në radhët e vendasve të Lecce-s.
Lautaro Martinez Goal ⚽️
— Viral Football (@ViralFootBallx) February 25, 2024
Lecce 0-1 Interpic.twitter.com/leYxPZatKL (A2 Televizion)